Materazzi fut kunjat: “Lautaro është një tifoz i vërtetë i Interit, jo si dikush tjetër”

22 Korrik 2024
11:31
Telesport
back button

Beppe Marotta, drejtuesi i larte i Interit, i kenaqur me merkaton, ka folur edhe per temat si rinovimi i Lautaros, per ardhjet e reja: “Rinovimi i Lautaros? Tashmë është firmosur kontrata. Duam ta zyrtarizojmë kur të kthehet nga pushimet.

Kemi konfirmuar pothuajse të gjithe organikën e vitit të kaluar, kemi shtuar në ekip lojtarë të rëndësishëm si Taremi, Zielinski dhe Martinez, e kemi bërë skuadrën kompetitive, për të arritur qëllimet tona, kemi një trajner të mirë, një staf drejtuesish dhe staf teknik të nivelit të lartë, një tifozeri të mrekullueshme. Kështu me këtë bazë dhe vlerat e shtuara nisim një sezon të ri”.

Sakaq, Marco Materazzi, gjate intervistes te Gazzetta dello Sport, ka hedhur disa kunja: “Konfirmimi i Inzaghit është i shkëlqyer. Thuram është një titullar i palëkundur: ai dhe dhjetë të tjerë duhen në fushë! Lautaro? Interist i vertete, jo dikush tjeter. Të qenit i lidhur me klubin deri në vitin 2029 është një shenjë e qartë e lidhjes me kauzën.

Ai është kapiteni ynë dhe është një tifoz i vërtetë i Interit, jo si dikush tjetër që mbushi gojën me këto fjalë dhe më pas firmosi për klube të tjera. Në 3-4 vitet e fundit shumë i kanë kthyer shpinën Interit. Por ata u penduan.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit