“Napoli ka dhe do të ketë nevojë për Lukakun më të mirë. Romelu nuk ka treguar ende se Conte kishte të drejtë që këmbënguli aq shumë për ta pasur atë”. Marco Materazzi, gjithmonë thumbues dhe jo i parëndësishëm, i intervistuar nga “Il Mattino” në kuadër të ndeshjes së madhe të së dielës në mbrëmje mes Interit dhe Napolit, bëri prognozën e tij:
“Lukaku e bazon një pjesë të mirë të performancës së tij në forcën fizike, në aftësinë për të ndihmuar skuadrën të rritet. Megjithatë, ai është një lojtar i aftë, shënon shumë, edhe pse jo gjithmonë në ndeshjet më të rëndësishme”.
Për ekipin napolitan në përgjithësi, ish-mbrojtësi italian shtoi: “E prisja këtë ndikim nga pikëpamja motivuese dhe aftësia për t’i bërë njerëzit të harrojnë shpejt sezonin e kaluar, sepse ky është Conte.
Ndoshta nuk e prisja që të ishte në gjendje për t’i arritur këto rezultate në dy muaj. Nuk kisha dyshime për metamorfozën mendore. Conte është një trajner gjithëpërfshirës. Nëse doni të punoni me të, mund ta bëni vetëm në këtë mënyrë”.