Matthaus: Ai do të bëhet shumë shpejt një Neymar i dytë

16 Shtator 2021
18:43
Denis Hakanaj
back button

Pas ndeshje së bukur të bërë kundër Barcelona-s, ylli i ri i Bayern Munich, Musiala, është mbuluar në elozhe.

Shoku i skuadrës Thomas Muller ka thënë se mund të jetë një titullar i palëvizshëm te Bayern dhe te Gjermania.

“Ka cilësi teknike dhe mund të bëhet një fantazist fantastik”, ka thënë Muller.

Trajneri Nagelsmann e ka përkëdhelur: “Është shumë i përulur, ka dëshirë të punojë dhe dëgjon”, ka thënë me entuziazëm  trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

Por ka edhe nga ata që kanë shkuar më tej me parashikimet. Po flasim për legjendën e bavarezëve Lothar Matthaus, i cili parashikon një të ardhme fantastike të numrit 42 të Bayern:

“Musiala është që tani një lojtar i madh dhe unë mendoj se mund të bëhet një Neymar i dytë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit