Matthaus këshillon talentin gjerman: Mos ndiq paratë, te Dortmund je “Zot”

18 Janar 2023
9:38
Telesport
back button

Sulmuesi 18-vjeçar gjerman Youssoufa Moukoko, që debutoi me fanellën e kombëtares edhe në botërorin “Katar 2022”, është në qendër të vëmendjes së merkatos. Ai luan me Borussia Dortmund, por ka kërkesa nga shumë skuadra “big” në Europë, duke qenë se kontrata i skadon pas 6 muajsh.

Për legjendën gjermane Lothar Matthaus, ekipi i Borussia është vendi i duhur për talentin 18-vjeçar për t’u rritur. “Ka shumë spekulime për të ardhmen e Moukoko, nëse do të qëndrojë apo jo. Unë do ta këshilloja që të qëndronte edhe për një apo dy sezone të tjera aty. Të mos ndjekë që tani paratë”, tha Matthaus.

Te Dortmund ai ka gjithçka për t’u rritur, ku është si “Zot”. Ka ende nevojë për t’u rritur edhe pse është një nga të rinjtë më të mirë në Europë. Kemi parë shumë shembuj të futbollistëve të rinj që kanë shkuar në Angli apo kampionate të tjerë shumë shpejt, pasi nuk ditën të presin”, tha Lothar Matthaus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit