Gjimnasti Matvei Petrov i dhuron Shqipërisë medalje ari në Kupën e Botës, i afrohet “Paris 2024”

27 Maj 2023
23:11
Telesport
back button

Gjimnasti shqiptar Matvei Petrov ka siguruar sot medaljen e artë në garat e Kupës së Botës që po zhvillohet në Varna të Bullgarisë. Në disiplinën e kalit me doreza, gjimnasti me origjinë ruse por i natyralizuar shqiptar, zuri vendin e parë.

Në përfundim të garës, Matvei Petrov grumbulloi 14.800 pikë, duke lënë pas uzbekun Abdulla Azimov (i dyti) dhe armenin Artur Davtyan (i treti). Paraqitja e gjimnastit kuqezi ishte e shkëlqyer, duke dominuar në këtë disiplinë dhe e meritoi medaljen e artë.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov arrin të bëjë paraqitje të tilla, duke nderuar edhe më herët Shqipërinë e duke ngritur lart flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare. Kështu, gjimnasti shqiptar grumbullon pikë të rëndësishme për t’u kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit