Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen u shpall kampion bote në Formula 1 për vitin 2021.
Ai triumfoi në garën e Çmimit të Madh të Abu Dhabi zhvilluar sot pasdite në pistën e Yas Marina pas një gare të çmendur, të vendosur në xhiron e fundit. Në vendin e dytë u klasifikua piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, që sot u rendit i dyti. Ai e dominoi garën për 58 xhiro, por e humbi atë në kthesat e fundit ashtu sikurse humbi edhe titullin kampion.
Një fitore që ishte shumë pranë Hamilton, por një aksident i një makine Williams 6 xhiro nga fundi dhe hyrja e makinës së sigurisë në pistë vendosi fatet e këtij sezoni.
MAX VERSTAPPEN. WORLD CHAMPION!!!
A stunning season by an extraordinary talent#HistoryMade #F1 @Max33Verstappen pic.twitter.com/FxT9W69xJe
— Formula 1 (@F1) December 12, 2021
Një garë e çmendur, me disa të papritura, vendosur nga strategjia e Red Bull, që ndërroi gomat e makinës së Verstappen kur në pistë ishte makina e sigurisë. Ndërsa te Mercedes nuk bënë të njëjtën gjë dhe në xhiron e vetme të lirë pas largimit të makinës së sigurisë erdhi parakalimi. Në xhiron e fundit dhe të vetme në dispozicion, holandezi parakalon britanikun, më pas mbrohet dhe fiton garën e titullin kampion.
Ky është titulli i parë kampion në karrierë për Verstappen, që shkruan me të arta emrin edhe pse sot vuajti shumë. Ai e nisi garën nga “pole position”, por e humbi kreun që pas kthesës së parë dhe më pas ishte vazhdimisht në ndjekje të Hamilton. Atij i duhej një mrekulli që ta fitonte garën e titullin dhe ajo ndodhi, kur ndodhi aksidenti i makinës Williams, 6 xhiro nga fundi, që anulloi çdo diferencë mes pilotëve në pistë.
LAP 58/58
Verstappen passes Hamilton on the final lap!
WOW#AbuDhabiGP 🇦🇪 #F1 pic.twitter.com/Js5BseCwZq
— Formula 1 (@F1) December 12, 2021
Të mërzitur dhe të pakënaqur me komisarët e garës drejtuesit e Mercedes, që panë t’i ikte fitorja nga duart në xhiron e fundit (Mercedes u shpall kampion për konstruktorë). Ata nuk e mirëpritën vendimin e komisarëve që makina e dubluara të largoheshin dhe t’i hapnin rrugë sfidës mes dy pilotëve. Më pas, gomat e freskëta dhe të buta të Verstappen bënë diferencën, duke parakaluar Hamilton dhe fituar garën. I treti sot doli Carlos Sainz me Ferrari.
TOP 10 FINISHERS: ABU DHABI 👀
A hugely dramatic final race of 2021 😮
And it finishes with @Max33Verstappen as world champion! 🏆#AbuDhabiGP 🇦🇪 #F1 pic.twitter.com/NZB0rqzkAQ
— Formula 1 (@F1) December 12, 2021