Maxi Lopez për leuçeminë e Wanda Narës: Më doli gjumi në 4 të mëngjesit, pashë 52 thirrje në celular…

7 Mars 2024
8:35
Alfred Lleshi
back button

Maxi Lopez u largua për disa ditë nga shtëpia e tij në Londër të Anglisë për t’u vendosur në Argjentinë dhe për të shoqëruar djalin e tij Valentino në angazhimet me ekipin e të rinjve të River Plate. Ish-bashkëshorti i Wanda Narës dha një intervistë për “Todo Pasa”, ku zbuloi një nga momentet më të vështira që ka përjetuar me nënën e fëmijëve të tij.

Kur Matías Martin, drejtuesi i programit radiofonik, i kërkoi t’i tregonte për momentin kur mësoi diagnozën e leuçemisë, sëmundjes së Wanda Narës, ai filloi: “Një nga miqtë e mi është doktor. Më telefonuan në 4 të mëngjesit, isha në Londër. Mora 52 telefonata nga ajo dhe ish-vjehrra.

Ngrihem dhe them ‘çka ndodhi’, ishte e çuditshme. Pastaj ajo më shpjegoi gjithçka dhe unë i thashë: Epo, do ta organizoj unë udhëtimin. Preva biletën për t’u nisur katër-pesë ditë më vonë, sepse më duhej të organizoja disa gjëra në punë”.

Megjithatë, situata u përkeqësua dhe Wanda i bëri një kërkesë të dëshpëruar: “Ajo më telefonoi dhe më tha: të kërkoj të vish tani, kam nevojë që të jesh këtu. Më duhej të ndërroja biletën dhe u nisa menjëherë”.

Në atë kohë, Max ishte bërë baba i vogëlushes Elle, e cila ishte vetëm 2-muajshe. Për partneren e tij aktuale, Daniela, ish-sulmuesi argjentinas kujton: “Ajo është gjithmonë afër meje, është një kampione. Unë kam një milion probleme dhe ajo përballet gjithmonë me to. Doja të flisja me fëmijët para se gjërat të dilnin në publik, ndaj nuk i thashë asgjë partneres. I hipa avionit dhe udhëtova sa më shpejt që munda”.

Max e bën të qartë se prioriteti i tij kryesor ishte të qëndronte pranë Valentinos, Konstantinos dhe Benediktos: “Gjëja është se kur zbrita nga avioni, dikush kishte bërë tashmë një deklaratë. Ishte një situatë mjaft e tensionuar. E di që ata janë në një mjedis ku gjërat dihen, por doja të shkoja sa më herët atje.

Doja të isha me fëmijët e mi pa e marrë vesh lajmin, por nuk munda. E rëndësishme është që pas kësaj qëndrova me ta për 15, 20 ditë. Isha me fëmijët, mund të flisnim për gjithçka. Prezenca e babait është gjëja më e rëndësishme për ta”, – ka përfunduar Maxi Lopez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit