Maxi Lopez “thumbon” ish-interistin: Faleminderit Icardi…

17 Tetor 2019
18:06
back button

Maxi Lopez i ka dhënë fund luftës me ish-sulmuesin e Interit Mauro Icardi, duke e falënderuar që i mori nga duart ish-gruan Wanda Nara.

Ditën e mërkurë, Lopez insistoi se sherri kishte përfunduar dhe nuk kishte asnjë hatërmbetje drejt Icardit, por sot ka postuar një foto në Instagram, ku bën të kuptohet sikur akoma nuk i ka larë hesapet me ish-gruan.

“Unë vetëm që e fal Mauron, por e falënderoj që ma hoqi nga duart W…”

Wanda është kundërpërgjigjur me një shprehje në faqen e saj: “Respekti është si paraja, mund ta kërkosh, por është më mirë kur e fiton.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit