Maxi-skualifikimi për fyerje raciste, Tottenham i del totalisht në mbrojtje mesfushorit!

21 Nëntor 2024
19:56
Telesport
back button

Ange Postecoglou, trajneri i Tottenhamit, dha një intervistë të gjatë për Sky Sports, duke u rikthyer për të folur për dënimin me 7 ndeshje të vendosura ndaj Rodrigo Bentancur për komentet e konsideruara raciste ndaj Heung-Min Son:

“Është zhgënjyese sepse këtë vit ai ishte fantastik për ne. Eshtë një nga ata që është ngritur në nivel, por ne e kuptuam që ata ishin gati ta sanksiononin dhe të gjithë e mbështetën plotësisht vendimin e klubit për të apeluar ashpërsinë e pezullimit, por në fund nuk e dimë se për sa ndeshje do të jetë jashtë.

Ne do të punojmë me të gjatë kësaj periudhe dhe do të sigurohemi që ai të ketë mbështetjen tonë në mënyrat e duhura, në mënyrë që kur të jetë sërish në dispozicion te luaj. E ka kuptuar që ka bërë një gabim, është gati të pranojë çdo lloj sanksioni që i është vendosur dhe ne si klub do ta mbështesë atë”.

Postecoglou vazhdon: “E vetmja gjë që është e pamohueshme për mua, sepse ai është një person i jashtëzakonshëm, ai është një person me karakter të shkëlqyeshëm që ka bërë një gabim. Roli ynë është ta mbështesim atë në çdo mënyrë të mundshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit