Mayweather duel në Abu Dhabi me ish-kampionin e botës në MMA

16 Shkurt 2023
11:13
Telesport
back button

Ish-kampioni i botës në artet marciale mikse, braziliani Jose Aldo, u tërhoq vjet nga sporti i UFC-së, pasi tha s ekishte të tjera objektiva për të ardhmen. Ai pat deklaruar se synonte të duelonte në boks, por askush nuk e kishte menduar se ai synonte të përballej me një ikonë të ringut si Floyd Mayweather.

Mediat amerikane kanë konfirmuar se Jose Aldo është në bisedime me Floyd Mayweather, për të zhvilluar në gjysmën e dytë të këtij viti një duel “show” në Abu Dhabi. Jose Aldo debutoi pak ditë më parë në ring, kur mposhti Emmanuel Zambrano, ndërsa për ikonën e boksit dueli i radhës “show” që zhvillon që pas tërheqjes nga sporti.

Në fakt, Jose Aldo do të debutojë në ring më herët, në prill ndaj Jeremy Stephens dhe më pas të duelojë ndaj Mayweather. “Ne synojmë që së shpejti të mbyllim marrëveshjen për këtë duel me Floyd. Nuk kemi vendosur për kohën, por kemi rënë dakord që dueli të zhvillohet në Abu Dhabi”, tha Andre Pederneiras, menaxheri i luftëtarit brazilian.

Nga ana e tij, Mayweather, 45 vjeç, po përgatitet për një tjetër duel “show”, atë që do të zhvillojë në Londër më 25 shkurt ndaj Aaron Chalmers. Kjo është hera e parë që Floyd, i pamposhtur në karrierën si boksier, duelon në Angli. Ndërsa Jose Aldo, 36 vjeç, ka një rekord prej 31 fitoresh e 8 humbjesh në kafaz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit