Mayweather jep lajmin e madh dhe poston dy fotot intriguese

20 Janar 2020
8:59
Telesport
back button

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, ka befasuar të gjithë me dy postime në rrjetet sociale. Pas fitores së Conor McGregor ndaj Donald Cerrone (UFC-246), boksieri ka postuar një foto ku paralajmëron një tjetër duel mes tij dhe irlandezit.

Por jo vetëm kaq, pasi Mayweather ka postuar edhe një foto të dytë, ku ai është bashkë me Khabib Nurmagomedov, duke lënë të hapur mundësinë për një duel me rusin. Pra, viti 2020 mund të zyrtarizojë rikthimin në ring të Mayweather.

Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në kafaz, ka deklaruar disa herë që do të rikthehet në vitin 2020 dhe se po bashkëpunon me Dana White, presidentin e UFC-së. Duket se boksieri presidenti i arteve marciale mikse po programojnë sfida të mëdha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit