Mayweather: Nuk do të dueloj kurrë jashtë rregullave të boksit

11 Dhjetor 2018
18:04
Telesport
back button

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, gjatë një konference për shtyp të zhvilluar sot në Japoni, ku po promovon duelin “show” që do të zhvillojë më 31 dhjetor ndaj sportistit të kickboxing Tenshin Nasukawa, ka konfirmuar se ai kurrë nuk do të duelojë në një disiplinë tjetër sportive veç boksit. Ndaj dhe dueli ndaj 21-vjeçarit japonez do të zhvillohet me rregullat e boksit, një duel “show” me 3 raunde me nga 3 minuta secila.

Mayweather tha se çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen ai është një njeri i lumtur dhe se mirëpret të gjithë rivalët, nga çdo lloj sporti, në ring. Dueli i fundit i Mayweather ishte ai i gushtit të vitit të kaluar ndaj Conor McGregor, një sportisti të UFC-së dhe thotë se edhe ndaj Khabib Nurmagomedov, nëse do të përballet një ditë, do të duelojë po në ring. “Nëse kjo sfidë ndodh e mirëpres, në të kundër për mua s’ka asnjë problem, kam një jetë të lumtur”, tha Mayweather.

Unë nuk jam një sportist i kickboxing, as i MMA-së, jam një boksier. Më keni parë gjithnjë të dueloj në ring dhe gjithnjë do të dueloj vetëm me rregullat e boksit dhe të asnjë sporti tjetër. Me keni parë ndonjëherë në kafaz të dueloj me rregullat e MMA-së? Jo, asnjëherë! Unë dueloj vetëm si boksier. Mos shihni postimet e mia në “Instagram” për të arritur në konkluzione të gabuara. Më 31 dhjetor do të dueloj me një sportist të kickboxing, por është ai që do të duelojë me rregullat mia, me rregullat e boksit”, tha Mayweather.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit