“A keni ndonjë ide për një maskë?” Kështu reagoi Kylian Mbappé në “X”, pas dëmtimit të hundës kundër Austrisë. Dhe ndjekësit e tij nuk u kursyen me idetë e ofruara për yllin francez, tashmë pjesë e Real Madridit.
Shumë ide zbavitëse, që nga breshka “klasike” ninja, me të cilën shpesh është krahasuar, por sidomos maskat ironizuese (që i mbulojnë edhe gojën, jo vetëm hundën e thyer) për qasjet e tij politike pro Macron dhe kundër Le Pen, duke pasur parasysh deklaratat e fundit për zgjedhjet franceze.