Mbappe “arratiset” në Sardenjë në shoqërinë e dy bukurosheve misterioze (FOTO)

6 Gusht 2023
14:52
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe nuk duket se është i shqetësuar nga problemet e tij te PSG, pasi ka shijuar një arratisje me disa mikesha mahnitëse në Sardenja..

Ylli francez ka pasur një verë kaotike deri më tani pasi PSG e la atë jashtë skuadrës gjatë fazës përgatitore kur u bë e qartë se ai nuk do të nënshkruante një kontratë të re me klubin.

Ai është detyruar të stërvitet larg skuadrës së PSG-së me një grup lojtarësh të etiketuar si “të padëshiruarit” – i cili përfshin lojtarë si ish-ylli i Liverpool, Gini Wijnaldum dhe fituesi i Kupës së Botës Leandro Paredes.

Por këto çështje duket se janë një botë larg francezit, ndërsa ai u nis për në Sardenjë për të shijuar disa pushime.

Mbappe u pa duke zbritur nga një avion privat luksoz së bashku me një mik përpara se të shkonte në një klub në plazh.

Më pas ai u pa duke pushuar pranë një pishinë së bashku me dy mikesha të veshura me bikini teksa merrnin rrezet në ishullin jugor të Italisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit