Mbappè: “Cristiano Ronaldo është unik. Ai do të mbetet legjendë, por nesër dua të fitoj”

4 Korrik 2024
20:51
Telesport
back button

Kylian Mbappe ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë. Kapiteni i Francës bëri deklarata edhe për sfidën e tij personale ndaj Cristiano Ronaldos. Ja fjalët e tij të raportuara nga RMC Sport:

“Ai është unik! Është vetëm një si ai. Unë dua të ndjek rrugën time. Shpresoj të shkruaj një faqe të madhe në historinë e Real Madridit, por do të jetë ndryshe. Është Një nder të konkurroj me të, të gjithë e dinë admirimin që kam për lojtarin. Ne jemi ende në kontakt.

Ai do të mbetet një legjendë e futbollit, por shpresojmë të fitojmë nesër. Çfarë e kam zili? Duhet të vlerësosh atë që është dhe çfarë ishte, ai është një lojtar unik. CV-ja e tij flet vetë. Kur luan kundër një ekipi si Portugalia, është e vështirë të përmendësh vetëm një lojtar. Leao, Bruno, Bernardo janë të rrezikshëm, madje edhe ish-bashkëlojtarët e mi të PSG-së.

Kampionati Evropian është një garë e ngushtë. Ka vetëm skuadra të mëdha, janë detajet që vendosin ndeshjet. Ne duam të fluturojmë në gjysmëfinale, jemi stërvitur sa më mirë dhe jemi gati”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit