“Mbappe?”, deklarata e papritur: Nëse do të vijë, e di ku jemi

16 Dhjetor 2023
19:07
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë e pasigurt. Kampioni francez, i cili dukej gati të largohej nga Parisi në verë, ka vendosur të qëndrojë edhe një sezon.

Kontrata e tij skadon në qershor 2024: PSG shpreson që Kylian mund të pranojë propozimin e rinovimit për të mos e humbur atë me kosto zero. Reali dukej destinacioni më i mundshëm, me klubet e Premier League në prapavijë.

Megjithatë, pak muaj më parë, interesi konkret ka ardhur edhe nga Liga Pro Saudite, e gatshme për të ,buluar me para Mbappe për t’i dhënë akoma më shumë prestigj kampionatit arab.

Drejtori sportiv i Ligës Pro Saudite, Michael Emenalo, foli për Marca se sa konkrete është kjo mundësi:

“Biseda me të është e hapur, por ne nuk e dimë se çfarë dëshiron të bëjë. Pozicioni ynë është shumë i qartë: çdo lojtar i këtij lloji e di se ku jemi”.

Emenalo më pas shtoi:

“Nëse ka ndonjë mundësi apo interes që Mbappe të jetë pjesë e asaj që po ndërtojmë, tani apo në të ardhmen, ne nuk mund ta refuzojmë këtë mundësi. Ai është një lojtar që e dua.

“Nuk mund të them se sa e thellë ishte biseda. Por kishte interes për t’i bërë të ditur se nëse lojtari ishte gati të vinte, kishte një klub gati për ta mirëpritur dhe për t’i bërë vend atij në skuadër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit