Mbappe deshi të kopjonte Maradonën me “dorën e Zotit”, por u turpërua (video)

23 Janar 2020
11:29
Alfred Lleshi
back button

Ai dëshironte që të mbahej mend gjatë mbrëmja e 22 janarit 2020 në Kupën e Ligës Franceze. Kylian Mbappé, sulmuesi i PSG, nuk shënoi gol të rregullt në fitoren 3-0 të të tijve ndaj Reims, por e bëri këtë në një rast, me një përpjekje mjaft të çuditshme…, me dorë. Pak a shumë, deshi të imitojë “dorën e Zotit” të Diego Maradonës, që ka hyrë e do të mbetet në historinë e këtij sporti. 

Sulmuesi parizien u përpoq ta çonte topin në rrjetë me… dorën e tij. Një gjest që na kujtoi të gjithëve golin e famshëm të Maradonës ndaj Anglisë, në Botërorin e vitit 1986, në Meksikë. Mbappé, megjithatë, ishte i shtrirë në tokë dhe jo i ngritur në ajër, si legjenda argjentinase, kështu që lëvizja e tij ishte shumë e dukshme. 

Edhe pse arriti ta fuste topin në rrjetë, gjyqtari vuri re gjithçka dhe e paralajmëroi me karton të verdhë. Menjëherë pas ndeshjes, vetë lojtari e publikoi momentin në fjalë, duke bërë edhe ironi me atë që ndodhi. Postimin në Twitter e shoqëroi me shumë të qeshura me lot…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit