Mbappe do të injorojë Real-in dhe të realizojë transferimin e bujshëm

14 Shkurt 2024
14:51
Denis Hakanaj
back button

Sipas Miguel Delaney i The Independent, Kylian Mbappe dëshiron të refuzojë Real Madridin dhe t’i bashkohet Arsenalit. Duke ndjekur gjurmët e legjendës franceze Thierry Henry.

E ardhmja e fituesit të Kupës së Botës është sërish në dyshim, me kontratën e tij me Paris Saint-Germain që përfundon në verë. Ai pritet të largohet në fund të sezonit.

Ndërsa Real Madridi ishte favorit për të siguruar sulmuesin, kjo nuk është më e sigurt. Sipas SPORT, Los Blancos nuk kanë arritur marrëveshje me lojtarin dhe nënën e tij Fayza Lamari.

Gjigantët madrilenë thuhet se nuk janë të gatshëm të përmbushin kërkesat financiare të lojtarit. Klubet e Premier League si Arsenali dhe Liverpool janë shfaqur si destinacione të mundshme për Kylian Mbappe.

Delaney raportoi se Mbappe dëshironte seriozisht të bashkohej me Liverpoolin vitin e kaluar, por klubi nga Anfield nuk donte të prishte strukturën financiare.

Në lidhje me zërat për një transferim tek Arsenali, Delaney raportoi:

“Mbappe do t’i bashkohej me dëshirë. Kërkon të ndjekë Thierry Henry. Ky vlerësim për historinë dhe legjendat ka qenë lloji i të menduarit që dikur e ka udhëhequr karrierën e tij”.

Delaney shtoi se pavarësisht se është një nga sulmuesit më të mirë në futbollin botëror, opsionet e Mbappe janë të kufizuara. Kjo është pasojë e kërkesave kontraktuale të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit