Mbappé: Doja të fitoja Europianin dhe të shënoja në finale por nuk bëra dot asnjërën

10 Korrik 2024
13:45
Telesport
back button

Franca është eliminuar nga Euro 2024, pas humbjea 1-2 në gjysmëfinale ndaj Spanjës. Një rezultat që ka larguar nga gara një nga skuadrat favorite, por që në këtë turne nuk shkëlqeu shumë. Një prej atyre që zhgënjeu është edhe kapiteni Kylian Mbappe.

Pas humbjes së pësuar në gjysmëfinale kundër Spanjës, sulmuesi francez Kylian Mbappé, që sonin tjetër do të luajë për Real Madrid, foli për L’Equipe: “Nuk e di nëse bëmë pak, por sigurisht jo mjaftueshëm për të arritur në finale. Ata luajtën më mirë se ne, kështu që e meritonin. për të shkuar në finale”.

Më tej, sulmuesi 25-vjeçar i Francës shtoi: “Deschamps na tha të mos ulim kokën dhe të vazhdojmë. Kjo është pjesë e futbollit: herë fiton, herë humb. Kam pasur ambicie të bëhem kampion i Europës, kam pasur ambicie të bëj një kampionat europian të mirë, por nuk kam bërë asnjërën nga këto”.

Nuk e mohoj që ky turne është një zhgënjim, pasi nuk fituam dot. Tani duhet të shkojmë me pushime dhe të qetësohemi, kam nevojë. Do të pushoj mirë, mendoj se do të më duhet për të qenë i freskët kur të fillojmë sërish sezonin e ri”, tha Mbappe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit