Mbappe e ndan mendjen, u komunikon vendimin për të ardhmen PSG

24 Janar 2021
20:50
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi Kylian Mbappe i ka idetë e qarta. Ai nuk ka ndërmend të rinovojë me ekipin e PSG dhe e ka vendosur se do të largohet nga kryeqyteti francez për ekipin e Real Madridit.

Spanjollët e duan me patjetër në skuadër, ndërsa kampioni i botës dëshiron të bëjë ëndrrën e tij realitet. Ai do me çdo kusht të kalojë te kampionët në fuqi të Spanjës.

Presidenti Florentino Perez e do në skuadër dhe është gati që të sakrifikojë për sulmuesin e ri. Futbollisti i ri nuk është tunduar aspak nga kërkesa e Leonardos për të rinovuar, por do vetëm madrilenët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit