Mbappe e nis përsëri nga stoli, PSG “ngec” në shtëpi: super gafë nga Hakimi (Video)

10 Mars 2024
14:55
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain nuk ka shkuar më larg se një barazim 2-2 në javën e 25-të të kampionatit francez, në ndeshjen e luajtur në shtëpi kundër Reims.

Skuadra e Luis Enrique mbetet në krye të renditjes me një avantazh prej 10 pikësh, ndërsa Reims mban vendin e 9-të me 35 pikë.

PSG 0-[1] Reims- Marshall Munesti 6′ – Video

Ndeshja e luajtur në “Parc des Princes” është zhbllokuar në minutën e 7-të dhe kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh me Munetsi-n, i cili ka përfituar nga një gafë e Hakimi-t.

PSG [2]-1 Reims- Goncalo Ramos 19′ – Video

Reagimi i vendasve ka ardhur pas dhjetë minutash me ndeshjen që është barazuar pas një autogoli të Abdelhamid, dhe dy minuta më mbrapa ka ardhur përmbysja me Goncalo Ramos.

PSG [1]-1 Reims- Abdelhamid OG 16′ – Video

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45-të, Reims ka rikthyer barazinë me një gol të Diakite.

Pas katër golave të shënuar në pjesën e parë, pjesa e dyta nuk ka dhuruar të njëjtat emocione me rezultatin që ka mbetur i pandryshuar edhe pas aktivizimit të Mbappe në minutën e 73-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit