Mbappe e “paguan shtrenjtë” lamtumirën nga PSG, shpenzon 520 mijë euro për një portret të Pelè

20 Maj 2024
12:42
Telesport
back button

Para se t’i thoshte lamtumirë Parisit, duke shkuar në Madrid për të udhëhequr sulmin e Real, sulmuesi Kylian Mbappe donte t’i bënte vetes një dhuratë të fundit. për këtë arsye, ai ka derdhur 520,000 euro në një ankand bamirësie të organizuar nga Paris Saint-Germain për të blerë një kanavacë me një portret të Pelè.

Portreti është firmosur nga artisti i ri Alexandre Hopare. Sipas “Le Parisien”, ankandi për blerjen e tij nisi me 5000 euro. Në mbrëmjen gala morën pjesë të gjithë lojtarët dhe drejtuesit e skuadrës pariziene. Kanavaca është 2 metra me 1.5 dhe është pikturuar në vitin 2023 dhe përshkruan një fytyrë të madhe të legjendarit “O Rey”.

Ishte një sfidë ndaj ofertës së fundit mes Mbappe dhe shokut të tij të skuadrës Hakimi ajo që bëri që çmimi të rritet, me qendërsulmuesin e “Les Bleus” që përfundimisht mundi mbrojtësin dhe nënshkroi shitjen më të rëndësishme të mbrëmjes. Gala u mbyll me një arkëtim total prej 2.7 milionë euro.

Mbappe e njihte personalisht Pele, pasi e kishte takuar atë në vitin 2019 në Paris me rastin e një eventi të organizuar nga një sponsor i përbashkët. Kampioni brazilian pati fjalë vlerësimi të mëdha për francezin, i cili “mishëron brezin e ri të futbollistëve dhe çon përpara vlerat e një sporti që frymëzon dhe bashkon botën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit