“Mbappe është një skandal”, ish-kampioni i botës: Mirë ia bën Luis Enrique

5 Mars 2024
16:54
Denis Hakanaj
back button

Christophe Dugarry, ish-kampioni i botës me Mbappe në 1998-ën, është kthyer të flasë për Mbappe dhe për atë që po bën lojtari në javët e fundit pasi ka informuar klubin për qëllimin e tij për t’u larguar në fund të sezonit.

Situata e fundit ka qenë ajo pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Monaco me lojtarin që ka përshkuar të gjithë fushën pas pjesës së parë për të shkuar në tribunë dhe për ta ndjekur ndeshjen në krah të mamasë dhe familjarëve.

Një sjellje që nuk është pëlqyer nga Dugarry, i cili nuk e ka kursyer në RMC Sport. “Ajo që ka bërë, selfie-t, xhoroja e fitores, çfarë është ky cirk? Çfarë budallallëku është ky?”.

“Ajo që po bën Mbappe është një skandal. Është kapiteni i skuadrës, apiteni i kombëtares franceze, nuk duhet të sillet kështu. Luis Enrique ka të drejtën ta heqë nga fusha, por nuk është i detyruar ta bëjë”.

Dhe pikërisht në lidhje me trajnerin ka thënë: “Për herën e parë te PSG një trajner ka guximin ta heqë, sepse nuk është mirë. Nuk besoj se i pëlqen sjellja e tij në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit