Mbappe feston 25 vjetorin: telefonatë me dy ish-shokë të skuadrës dhe një tortë e pazakontë

22 Dhjetor 2023
15:44
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe ka festuar të enjten në mbrëmje 25-vjetorin e lindjes në shoqërinë e miqve dhe të afërmve.

Sulmuesi i PSG-së ka shuar qirinjtë në një tortë me fruta; Të pranishëm në festë ishin nëna e tij, Fayza Lamari dhe vëllai i tij Ethan, i cili bëri debutimin e tij në Ligue 1 të mërkurën në fitoren 3-1 kundër Metz. Një ndeshje në të cilën Mbappe shënoi një dygolësh.

Gjatë mbrëmjes, sipas RMC Sport, kampioni francez ka marrë telefonata nga disa nga ish-shokë të skuadrës, përfshirë Marco Verratti dhe Sergio Ramos. Megjithatë, asnjë përmendje nga Lionel Messi dhe Neymar Jr.

Në orët e mëparshme, presidenti Emmanuel Macron e kishte uruar yllin parisien për ditëlindjen:

“Kylian Mbappe është një futbollist i madh. Sot ka ditëlindjen dhe e uroj. E ardhmja? Nuk jam menaxheri i tij: Di vetëm se në 2024 kemi një kampionat europian që shpresoj ta fitojmë.

“Ai është zemra e një ekipi ku do të ketë talente të rinj si Zaire-Emery, premtimi i ri i futbollit tonë. Shpresoj të grumbullohet dhe të na udhëheqë”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit