Mbappe godet një tifoze në fytyrë, më pas i bën një dhuratë speciale (Video)

28 Maj 2023
13:00
Denis Hakanaj
back button

Festë te PSG me fitoren e titullit të Ligue 1 të arritur mbrëmjen e kaluar pas barazimit ndaj Strasbourg-ut.

Por edhe momente frike në para ndeshjes kur Kylian Mbappe goditi me top një tifoze që ndodhej në tribunën pas portës.

Tifozja e re u godit në fytyrë dhe i ka dalë shumë gjak nga hunda. Sulmuesi parisien nuk u mendua dy herë dhe bëri që mjekët e skuadrës të ndërhynin për ta trajtuar.

Për ta bërë këtë, gruaja u dërgua në fushë ku stafi mjekësor mundi t’i jepte ndihmën e duhur.

Jo vetëm kaq. Pas nxehmjes me ekipin, Mbappe u kthye te tifozja për t’u siguruar për gjendjen e saj dhe gjithashtu i dha një nga fanellat e tij.

Një mënyrë e bukur për t’i kërkuar falje vajzës, e cila, duhet thënë, pas goditjes së fortë që mori dhe frikës dukej se ishte mirë, për fat.

Pamjet e incidentit dhe gjithashtu të sjelljes së bukur të Kylian Mbappe u bënë menjëherë virale në internet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit