Mbappe i akuzuar për pë*dhunim, policia kërkon prova në hotelin ku qëndroi francezi

22 Tetor 2024
10:13
Alfred Lleshi
back button

Ka zhvillime të reja në lidhje me historinë që përfshin, tani në mënyrë indirekte, Kylian Mbappé, i cili përfundoi në qendër të një rasti përdhunimi në Stokholm, pas denoncimit të një vajze të re. Sipas “Aftonbladet”, të shtunën e kaluar disa policë me rroba civile shkuan në hotel “Bank”, të shoqëruar nga teknikë për të mbledhur prova.

Ata vizituan suitën e lojtarit francez dhe morën në pyetje disa anëtarë të stafit. Tashmë, pak ditë më parë, strukturës i ishin hequr disa rroba, konfirmuar nga videot e kamerave të vëzhgimit. Policia suedeze konfirmoi se kishte marrë një ankesë për një përdhunim të ndodhur më 10 tetor në një hotel në qendër të Stokholmit.

Pak detaje të tjera të njohura vijnë nga informacionet e marra nga mediat, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë emra dhe nuk kanë specifikuar vendndodhjen e incidentit të dyshuar (që duhet të jetë hoteli luksoz “Banka”, ku në fakt ka qëndruar lojtari i Real Madridit).

Sipas mediave suedeze, Mbappé është padyshim personi i akuzuar. Edhe rrethi i tij është i bindur për këtë, pavarësisht se avokati i Kylian nuk ka pasur qasje në dosje. Sipas “RMC Sport”, në fakt Mbappe ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë të re gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin suedez, por lojtari pretendon se marrëdhënia ishte konsensuale.

Si dëshmi për këtë janë mesazhet e shkruara nga vajza pas daljes nga hoteli. Një shkëmbim i qetë dhe i përzemërt i mesazheve, i cili do të çonte në përjashtimin e saj si denoncuese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit