Mbappe i kthehet me pyetje gazetarit, kur e ngacmon për Real Madridin: Si të dukem unë, i shqetësuar?

23 Mars 2024
10:26
Alfred Lleshi
back button

A do të shkojë Kylian Mbappé te Real Madridi në fund të sezonit? Çështja u trajtua edhe në kampin stërvitor të Francës, kur sulmuesi u shfaq në konferencën klasike të shtypit para ndeshjes kundër Gjermanisë. Sulmuesi i PSG-së dukej shumë i relaksuar dhe nuk e humbi qetësinë, duke nënvizuar sjelljen e tij shembullore deri tani.

Po si i trajton Kylian Mbappé thashethemet për të ardhmen e tij? Sa e vështirë është të qëndrojë i fokusuar tek e tashmja, fundi i sezonit me PSG, pa menduar për kalimin pothuajse të sigurt tani në “Santiago Bernabeu”? Pyetje të pashmangshme për Mbappe, i cili me një buzëqeshje në buzë ka dashur t’ia kthejë pyetjen bashkëbiseduesit: “Të të bëj një pyetje; kur sheh performancat e mia të fundit, a konstaton një djalë të shqetësuar?”

Të gjitha të shoqëruara me buzëqeshje, për të nxjerrë në pah qetësinë e tij të madhe. Megjithatë, gazetari i ka çuar gjërat më tej, duke tentuar t’i zhvatë sërish diçka: “Nuk më dukesh i shqetësuar, por flas për jashtë fushës?” Këtu Mbappé ishte më shterues: “Nuk më intereson çfarë ndodh jashtë fushës. Jam i fokusuar te ndeshja e radhës, e pamë se çfarë ndodhi javët e fundit. Kam shënuar dhe bërë mirë në ndeshjet që kanë rëndësi”.

Dikush u përpoq të insistonte në përpjekjen për të kuptuar nëse ka kufij për një njoftim më të hershëm sesa në fund të sezonit, kur rrugët me PSG-në përfundimisht do të ndahen. Në këtë rast, megjithatë, Mbappé nuk ishte shumë i bujar: “Nuk kam asgjë për të njoftuar”.

Tani është koha të mendojë vetëm për kombëtaren franceze dhe më pas klubin e Kullës Eiffel, deri në fund të kampionatit. Vetëm atëherë Kylian do të zbulojë nëse skuadra e tij e ardhshme do të jetë Real Madridi (një klub që e ka ëndërruar gjithmonë, që kur ishte fëmijë), apo jo. Për momentin është e vështirë të mendosh për një kthesë, por kurrë mos thuaj kurrë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit