Mbappe merr goditjen e radhës, një mbrojtës i merr shiritin e kapitenit te Franca

22 Nëntor 2024
16:22
Telesport
back button

Kylian Mbappe nuk do ta mbajë më shiritin e kapitenit të kombëtares së Francës. Lajmi vjen nga “L’Equipe”, e cila shpjegon me detaje situatën aktuale të sulmuesit.

Lojtari i Real Madridit është zëvendësuar në rolin e kapitenit nga N’Golo Kante, por edhe nga lojtarë më të rinj si Aurelien Tchouameni dhe Ibrahima Konate.

Konate po konsiderohet lider i pëlqyeshëm për të gjithë dhe trajneri Didier Deschamps planifikon të bëjë një bisedë të thelluar me Mbappe për t’ia komunikuar këtë lajm.

Një argument për këtë vendim është se Mbappe ndien shumë presion me shiritin e kapitenit. Për ta bërë të ndihet më i lirë, ai duhet thjesht të luajë futboll dhe jo të kujdeset për të marrë rolin e liderit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit