Mbappe merr vendimin, tani pritet vetëm zyrtarizimi: kontratë 3-vjeçare për sulmuesin

21 Maj 2022
16:05
Denis Hakanaj
back button

“Kylian Mbappe ka vendosur: qëndron te Paris Saint-Germain”. E përditshmja franceze ka dhënë lajmin e radhës në lidhje me të ardhmen akoma në Paris të sulmuesit 23-vjeçar.

“Mungon vetëm firma për rinovimin trevjeçar”, lexohet në artikullin që i është dedikuar ish-sulmuesit të Monaco-s nga e përdtishmja prestigjioze.

Zgjedhja duket se është bërë tashmë, me Real Madrid që është befasuar dhe PSG që është gati të festojë qëndrimin e lojtarit të saj simbol mbrëmjen e sotme pas sfidës me Metz.

Është dorëzuare edhe Marca. Pasi ka këmbëngulur për një kohë të gjatë në lidhje me transferimin e Kylian Mbappe në Madrid, edhe e përditshmja spanjolle ka konfirmuar qëndrimin e lojtarit në Paris.

“Lojtari ka bërë zgjedhjen e tij dhe do të qëndrojë te PSG duke rinovuar kontratën. Kylian e ka informuar Florentin Perez për vendimin e tij”, lexohet në të përditshmen prestigjioze spanjolle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit