Mbappe në lokal nate, por jo në kombëtare? Deschamps: Kam përshtypjen se duan ta fajësojnë atë për gjithçka

16 Tetor 2024
9:10
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, foli për TF1 në fund të ndeshjes së fituar 2-1 kundër Belgjikës: “Ne u tronditëm për 20-25 minuta lojë, kur belgët treguan shumë intensitet. Ne bëmë shumë gabime teknike në rikuperimin e topit, por kur arritëm të gjenim zgjidhje për të ecur përpara, ishte më mirë. Ata humbën penalltinë, por ne nuk duhej të pësonim atë lloj goli”.

Në pjesën e dytë, sidoqoftë, Franca u paraqit shumë më mirë: “Duhej të qetësoheshim, po bënim shumë gabime. Na duhej të shkonim përpara dhe të shtypnim shumë. Sigurisht, belgët kishin shanse, por kështu bëmë edhe ne, sidomos në pjesën e dytë”.

Mbappe u akuzua për shkuarje në lokal nate në Suedi, ndërkohë që kombëtarja franceze (në të cilën mungonte për arsye dëmtimi) luajti ndeshjen ndaj Izraelit: “Tani për tani, emri i tij po del kudo, pa marrë parasysh çfarë. Sidoqoftë, duhet të ndahet e vërteta nga lajmet false. Më duket se disa njerëz duan ta fajësojnë atë për gjithçka; qoftë fakt i vërtetë apo trillim.

Nuk do të bëj avokatin e tij, Kylian është i rritur tashmë dhe ka mjete të mjaftueshme për të komunikuar me publikun. Nuk e di, por është më mirë të bëni një hap mbrapa, para se të thoni gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Megjithatë ka gjëra që nuk janë të vështira për t’u verifikuar, të tilla lajme të pavërtetuara nuk janë pozitive për kombëtaren franceze”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit