“Mbappe ngjason me Henry, do të bëhet si Ronaldo në të ardhmen”

5 Dhjetor 2018
9:49
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappe ka marrë tashmë vëmendje maksimale, duke u krahasuar edhe me legjendën braziliane, Pele. Kjo, për shkak të shkëlqimit që pati në Kupën e Botës së Rusisë, veçanërisht, ku 19-vjeçari u shpall kampion bote. Në Francë, ai është krahasuar me Thierry Henry dhe brazilianin Ronaldo.

Mbappe tashmë konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, duke përfunduar në vendin e katërt në garën për “Topin e Artë”, pas një viti mbresëlënës te PSG dhe kombëtarja e Francës. Sulmuesi i ri ka shënuar 14 gola në 15 ndeshje për PSG, këtë sezon, duke u bërë lojtari më i ri, që regjistron 40 gola në Ligue 1, në gati gjysmë shekulli, përgjatë rrugës.

Djorkaeff, fitues i Kupës së Botës në vitin 1998 me Francën, mendon se Mbappe është si Henry, por e ka mbështetur atë të kthehet në një nga sulmuesit më të mirë në botë, në të ardhmen. "Kam pasur mundësinë të luaj me sulmues të mëdhenj dhe mendoj se Mbappe është më shumë si Thierry Henry, sepse ata kanë të njëjtën shpejtësi, – i tha ai “Omnisport”. – Ronaldo merr topin, kthehet, driblon me shpejtësi. Mbappe ka nevojë për lëvizje, si Thierry Henry.

Ronaldo luan si numër 9. Mbappe luan pak në anë, siç bëri Thierry Henry. Kështu që unë mendoj se në dy, ose tri vite, mund ta krahasojmë Mbappe me Ronaldon, sepse, sipas meje, Mbappe do të luajë si një numër nëntë".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit