Kylian Mbappe nuk ka miq në Madrid. Gazeta “Relevo” raporton se disa lojtarë të Real Madrid janë rebeluar me francezin dhe, madje, nuk e durojnë dot më.
Pas humbjes ndaj Barcelonës (0:4), disa prej tyre ia kanë bërë të qartë francezit se ai nuk mund të sillet indiferent kur skuadra nuk ka topin. Me pak fjalë, Mbappe nuk mbron, por kujdeset vetëm për të vrapuar në fushën kundërshtare për të shënuar vetë.
Këta lojtarë, emrat e të cilëve nuk dihen, nuk janë fshehur përballë francezit. Ata i kanë folur hapur në dhomat e zhveshjes: “ose mbro, ose nuk do të të pasojmë asnjë top”.