Mbappe “pa frena”, Neymar vetëm qesh; ja si e festuan fitoren ndaj Real Madridit (video)

19 Shtator 2019
9:00
Alfred Lleshi
back button

PSG i shkaktoi një humbje të dhimbshme Real Madridit (3-0) në premierën e Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Di Maria shkëlqeu me dopietë, ndërsa Thomas Meunier kompletoi suksesin e patëmetë të kampionëve të Ligue 1. Në tribunën e “Parc des Princes” ishin edhe dy spektatorë luksi, që nuk i humbën detajet dhe emocionet e ndeshjes.

E kemi fjalën për Neymar Jr. dhe Kylian Mbappé, të cilët nuk mund t’i ndihmonin bashkëlojtarët e tyre në tapetin e blertë, por transmetuan tërë energjinë e tyre pozitive nga njëra prej tribunave VIP të stadiumit. Braziliani nuk mund të luante për shkak të pezullimit disiplinor nga UEFA, ndërsa francezi është akoma i dëmtuar.

Neymar dhe Mbappé ishin në gjendje të shijonin e festonin fitoren e ekipit të tyre kundër Real Madridit. Zidane me të tijtë e përforcuan alarmin për lojën e tyre të dobët dhe imazhin e keq, që kanë demonstruar javët e fundit. Në ndeshjen e kthimit, nëse nuk ndodh asgjë e papritur, Neymar dhe Mbappé mund të luajnë kundër Real Madridit, në “Santiago Bernabéu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit