Mbappe po neglizhon Francën për Topin e Artë, zbulohet kushti që i ka vendosur Deschamps-it

12 Tetor 2024
22:00
Denis Hakanaj
back button

Marrëdhënia e Kylian Mbappe me Francën mund të përkeqësohet pasi është zbuluar se sulmuesi e ka vënë kombëtaren e tij në plan të dytë.

Ylli i Real Madrid ka zemëruar francezët javën e kaluar pasi refuzoi grumbullimin me përfaqësuesit për ndeshjet e Nations League kundër Izraelit dhe Belgjikës.

Arsyeja për refuzimin e 25-vjeçarit kanë qenë problemet fizike, por tifozët francezë kanë pyetur veten nëse Mbappe po favorizon Los Blancos pra kombëtares duke parë se ai ka luajtur dy ndeshje me madrilenët pas dëmtimit.

Tani, sipas francezes Foot Mercato, Mbappe duket se i ka thënë trajnerit Deschamps se ai do të luajë vetëm ndeshjet e rëndësishme për Francën, sepse synon të fitojë Topin e Artë në 2025-ën.

Për shkak të rritjes së numrit të ndeshjeve që lojtarët janë detyruar të luajnë, lajmi thotë se francezi është i vendosur të ruajë formën fizike për Real Madrid-in dhe nuk ka rëndësi nëse kjo zgjedhje mund të përkeqësoje akoma më shumë marrëdhënien e tij me kombëtaren franceze.

Pavarësisht se nuk u grumbullua me Francën, Mbappe e ka marrë javën pushim dhe, siç ka bërë të ditur suedezja Aftonbladet, 25-vjeçari është parë duke festuar në Stokholm të enjten.

Megjithatë, duket se Real Madrid ka qenë në dijeni për udhëtimin në Suedi.

Mbappe do të kthehet në fushë me klubin e tij në ndeshjen e kampionatit kundër Celta Vigo-s më 20 tetor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit