Mbappe-Real: familja e lojtarit i ka kërkuar një favor personal presidentit Perez

27 Shkurt 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe do të jetë një lojtar i ri i Real Madridit nga sezoni i ardhshëm. Por ai nuk do të jetë vetëm. Marrëveshja me klubin spanjoll përfshin gjithashtu një favor personal të kërkuar nga familja e francezit në mënyrë që presidenti Florentino Perez të nënshkruajë edhe vëllanë e tij Ethan.

Ashtu si Kylian, aventura te PSG duket se ka marrë fund edhe për të. Në fakt, Ethan do të jetë i lirë të lëvizë diku tjetër më 30 qershor të këtij viti pasi i skadon kontrata me parisienët.

Kjo është arsyeja pse Real Madrid, sipas El Chiringuito, do ta kishte pranuar propozimin duke e lënë Ethan-in të bashkohet me ekipin rezervë të Castilla-s, kur vëllai i tij do të jetë pjesë e ekipit të parë të Carlo Ancelottit për sezonin 2024/2025.

Ethan Mbappe luan për ekipin U-19 të PSG-së, por stërvitet rregullisht me ekipin e parë. Ai ka bërë tre paraqitje me Luis Enrique deri më tani: një në Ligue 1 dhe dy të tjera në Coupe de France.

Gjithçka buron nga vullneti i përfaqësuesve të lojtarit të drejtuar nga nëna e tij Fayza Lamari e cila kishte një kërkesë të veçantë. Pikërisht ai i nënshkrimit të Ethanit me Real Madridin bashkë me Kylian.

I vlerësuar për cilësitë e tij teknike që po e dallojnë në grupmoshën e tij, Ethan gjithashtu ka një gjatësi të rëndësishme dhe një formë fizike mbresëlënëse, si dhe njihet për dominimin e ndeshjeve në mesfushë ku dikton lojën duke dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në mbrojtje.

Ai sigurisht nuk do të nënshkruajë një marrëveshje milionere si ajo e Kylian Mbappe, i cili do të jetë i lidhur me Merengues për pesë vjet dhe do të marrë një pagë mes 15 dhe 20 milionë euro në sezon, plus padyshim bonuse të lidhura me paraqitjet dhe rezultatet.

Krahas kësaj, marrëveshja mes palëve përfshin edhe një bonus për nënshkrimin e kontratës zyrtare me vlerë rreth 50 milionë euro, pak më e ulët se kërkesa fillestare e cila i kalonte 180 milionët.

Këto shifra janë shumë larg pagës së Ethanit, por ai dhe vëllai i tij do të kenë mundësinë të përjetojnë një tjetër aventurë emocionuese dhe prestigjioze te kampionët e Real Madridit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit