Mbappé sfidon historinë, ka shënuar më shumë se 4 superfuqi të futbollit në fazën me eliminim të Botërorit

6 Korrik 2026
10:18
Alfred Lleshi
back button

Që nga debutimi i tij në Kupën e Botës në vitin 2018, Kylian Mbappé ka qenë një makineri golash në ndeshjet me eliminim direkt. Sulmuesi francez ka realizuar më shumë gola në këtë fazë të turneut sesa 4 kombëtare gjigante të futbollit: Brazili, Anglia, Portugalia dhe Spanja.

Ylli i Francës ka shënuar plot 10 gola në fazat me eliminim të Botërorit, duke lënë pas skuadra me histori dhe traditë të jashtëzakonshme në këtë kompeticion. Mbappé shkëlqeu në Botërorin e Katarit 2022 me 8 gola, ndërsa ka vazhduar të jetë vendimtar edhe në edicionin e vitit 2026.

Në vetëm dy pjesëmarrje të plota dhe me moshën ende në favor të tij, francezi po ndërton një nga karrierat më të jashtëzakonshme në historinë e Kupës së Botës. Nëse ruan këtë ritëm, ai ka shanse reale të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Botëror, duke konfirmuar statusin e tij si një nga futbollistët më dominues të brezit aktual.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit