Mbappe shkëlqen me PSG, Lyon siguron Champions-in, Monaco drejt shpëtimit

18 Maj 2019
22:51
back button

Paris Saint-Germain ka fituar 4-0 në javën e parafundit të Ligue 1 ndaj Dijon, që me këtë rezultat e ka siguruar rënien nga kategoria. Ishin dy golat e menjëhershëm të Di Maria dhe Cavani-t që në minutat e para të takimit që vulosën fitoren për vendasit. Më pas erdhën dy golat e Kylian Mbappe, i cili ka shënuar golin e 32-të në Ligue 1, kryesues i padiskutueshëm. 

Edhe Lyon ka fituar 4-0 ndaj vendit të 18-të Caen dhe ka siguruar kualifikimin në Champions League. Lyon ka shkuar në kuotën e 69 pikëve, dhe me një ndeshje të mbetur, nuk mund të kapet më nga St Etienne. Ishin golat e Depay (2), Cornet dhe Dembele që i kanë dhënë fitoren vendasve. 

Edhe Monaco më në fund ka marrë një fitore jetësore në luftën për mbijetesë. Skuadra e Jardim ka fituar 2-0 ndaj rivalit direkt Amiens dhe një pikë do t’i mjaftonte për të qëndruar në ndeshjen e fundit. Ishte Falcao ai që shënoi golin e parë, ndërsa Golovin në fund ka vulosur fitoren. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit