Mbappe shtyn PSG-në në çmenduri, ofertë faraonike për francezin

22 Korrik 2019
20:00
back button

Paris Saint-Germain nuk dëshiron të lejojë yllin e skuadrës, Kylian Mbappe, të largohet tani shpejt. Pavarësisht pakënaqësive që sulmuesi kampion bote në fuqi mund të ketë shfaqur bashkë me dëshirën për tu larguar nga klubi parisien, njëlloj si Neymar, drejtuesit e PSG janë gati për çdo sakrificë vetëm për të mbajtur në Paris futbollistin e klasit botëror.

Sikurse raporton tabloidi britanik “The Sun”, drejtuesit e PSG po përgatisin një ofertë marramendëse për t’ja paraqitur sulmuesit. Parisienët janë gati të ofrojnë në një pjatancë argjendi plot 950.000 euro në javë, për një total të barabartë me 50 milionë euro në sezon. 

Një ofertë faraonike kjo e klubit kampion të Francës, në tentativën për të zmbrapsur ofertat dhe interesin e klubeve të tjerë. Kush e di nëse përballë një oferte të tillë, ankthi dhe shqetësimet e sulmuesit francez mund të zhduken.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit