“Mbappe te Real?”, Rothen: Ja çfarë po presin të dyja palët

23 Mars 2024
19:00
Denis Hakanaj
back button

Pse Kylian Mbappe ende nuk e ka bërë të ditur se ku do të luajë sezonin e ardhshëm?

Nuk është mister që kampioni francez tashmë ka vendosur të largohet nga Paris Saint-Germain për t’u transferuar te Real Madrid. Por çfarë e pengon lojtarin të komunikojë publikisht.

Jerome Rothen, një fytyrë e njohur e futbollit francez (tani një komentator i njohur), zbuloi arsyet:

“Mbappe do të nënshkruajë për Real Madridin, nuk po i them askujt asgjë të re”, tha ai për RMC Sport.

“Ai do ta japë lajmin përpara Kampionatit Europian, do ta shpallë kur Paris Saint-Germain të eliminohet nga Champions League ose kur Real Madrid të eliminohet nga Champions League.

“Për sa kohë që ekziston mundësia për të parë PSG-Real Madrid, ai nuk do të njoftojë asgjë”.

Kështu kurioziteti rritet për të parë se çfarë mund të ndodhë në rast të një përplasjeje mes dy skuadrave…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit