“Mbappe?”, ylli i Barcelona-s: Është një lojtar i mirë, por…

3 Shtator 2024
16:04
Denis Hakanaj
back button

Para fillimit të sezonit, Real Madrid konsiderohej favorit për të mbrojtur titullin në La Liga, veçanërisht pas marrjes së Kylian Mbappe.

Megjithatë, javët e para të kampionatit kanë treguar se Barcelona do të jetë një kandidate e fortë për titullin.

Pavarësisht problemeve jashtë fushës, katalanasit e kanë nisur shumë mirë sezonin duke fituar katër ndeshjet e para të kampionatit.

Real Madrid, nga ana tjetër, kanë marrë dy barazime dhe janë katër pikë larg rivalëve të tyre të përjetshëm.

Trajneri Ancelotti ka pasur vështirësi në gjetjen e një ekuilibri të skuadrës, me Mbappe, Vinicius Junior dhe Rodrygo që nuk kanë shkëlqyer në tri ndeshjet e para.

Megjithatë, Mbappe iu kundërpërgjigj kritikëve duke shënuar një dygolësh kundër Betis-it.

Gjithsesi, mbrojtësi i Barcelona-s, Alejandro Balde, beson se katalanasit duhet të përqendrohen vetëm te skuadra e tyre sesa te rivalët.

“Mbappe është një lojtar shumë i mirë, por ne duhet të përqendrohemi te vetja. Nuk duhet të shikojmë se çfarë bëjnë të tjerët. Futbolli është një lojë 11 kundër 11”, tha Balde për Madrid Universal.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit