Mbappé: Zidane dhe CR7, idhujt e mi. “Topi i Artë”? Nuk ma prish gjumin…

27 Maj 2020
9:16
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé u intervistua ekskluzivisht nga “Daily Mirror”, ku foli për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

Si do ta ndryshojë pandemia e Covid-19 futbollin?
Këto kohë i kanë thirrur të gjithë në pyetje. Ajo që ka vërtet rëndësi është të jemi të sigurt dhe të mbrojmë familjet tona. Futbolli do të kthehet, kur të jemi të sigurt.

Në moshën 21-vjecare, tashmë keni fituar katër kampionate në Francë dhe një Kupë Bote. Cilat janë ambiciet tuaja?
Para së gjithash, dua të vazhduar të fitoj me Francën. Tashmë synoj Kampionatin Europian, që u shty për vitin e ardhshëm. Pastaj edhe Champions…, po ta sjellim atë trofe në Paris për herë të parë do të ishte dicka tejet e veçantë.

Cfarë motivimi ju jep ideja për të fituar “Topin e Artë”?
Do të ishte mirë ta fitoja, por nuk është diçka që më mban zgjuar natën, më lë pa gjumë. Nuk mendoj se mund ta fitoj menjëherë, nuk kam kufij kohorë. Gjithmonë do të vendos klubin tim dhe kombëtaren para gjithçkaje individuale.

Cfarë mund të përmirësoni ende si futbollist?
Unë gjithmonë përpiqem të bëj më mirë. Kam shumë lojtarë me përvojë si shokë skuadre, përpiqem të mësoj prej tyre.

Cilt janë modelet tuaja?
I pari ishte Zidane, sidmos për ato të gjitha që fitoi me kombëtaren. Pastaj, Cristiano Ronaldo. Ai fitoi shumë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Të dy kanë lënë një shenjë në historinë e futbollit. Edhe unë dua të përpiqem të shkruaj një kapitull në librat e historisë.

Ju luajtët pas dyerve të mbyllura kundër Borussia Dortmund. Sa e vështirë do të jetë të luhet pa tifozë kaq gjatë?
Tifozët janë një pjesë e rëndësishme e futbollit dhe të luash pa to, me siguri do të jetë e çuditshme. Sidoqoftë, ne jetojmë në një kohë të pashembullt dhe siguria duhet të ketë përparësi.

A jeni tifoz i Premier League?
Liverpool ishte një makinë. Ata bënë që të gjitha fitoret të duken të lehta, por e vërteta është se në Angli, nuk është kurrë e lehtë në futboll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit