MBAROI PURGATORI! Pas gati 1 dekade klubi historik shqiptar ngjitet në elitë (VIDEO)

9 Maj 2021
17:55
Telesport
back button

Dinamo kthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore. Ekipi kryeqytetas fitoi 0-2 sot jashtë fushe përballë Vorës, duke siguruar matematikisht rikthimin në elitën e futbollit shqiptar pas 9 viteve në Kategorinë e Parë.

“Blutë” ia dolën sot falë dygolëshit të Moustapha Djidjiwa. Sulmuesi nga Kameruni realizoi golin e parë në minutën e 11-të dhe atë të qetësisë tre minuta përpara fundit të ndeshjes.

47 pikë dhe vendi i parë në grupin A për 18 herë kampionët e Shqipërisë, që sezonin e ardhshëm do të garojnë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

1-1 përfundoi sfida Korabi-Burreli. Ekipi matjan siguroi një pikë të artë në derbi dhe renditet në vend të dytë me një pikë më shumë se skuadra dibrane.

Renditja në grupin A

Burreli është një fitore larg sigurimit të vendit të dytë, që do të sillte zhvillimin e ndeshjes “play-off” me ekipin që renditet në vend të dytë në grupin B.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit