Mbaron telenovela, United siguron yllin e shumëkërkuar për 60 milionë euro

27 Gusht 2024
15:58
Denis Hakanaj
back button

Ka zgjatur një verë të tërë, por në fund marrëveshja mes Manchester United dhe Paris Saint-Germain për Ugarte-n është arritur.

Klubi anglez do të paguajë një shumë fillestare prej 42.5 milionë sterlinash, por që me bonuset e përfshira në marrëveshje mund të arrijë në 50.7 milionë sterlina (60 milionë euro).

Mesfushori uruguaian i datëlindjes 2001 ka qenë objektivi numër 1 i Djajve të Kuq për të përforcuar mesin e fushës jatë gjithë merkatos së verës dhe negociatat mes dy klubeve janë zhbllokuar pas kalimit të Joao Neves te PSG.

Tani, ish-lojtari i Sporting, do të shkojë në Manchester për vizitat mjekësore dhe hedhjen e firmës në kontratë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit