MBËRRIN GODITJA E PARË | Zbarkon në aeroport, nesër vizitat me Milanin! Detajet

27 Qershor 2022
19:00
Telesport
back button

Divock Origi ka mbërritur në Itali. Ish-sulmuesi tashmë i Liverpool është gati të nisë aventurën e re me Milanin. Ai po përgatitet të nisë aventurën e re me fanellën e Milanit. Sulmuesi belg është gati të bëhet lojtar i ri i Milanit pas mosrinovimit të kontratës me Liverpoolin.

Klasi i vitit 1995, ka zbarkuar në Itali për të filluar përvojën e tij të parë në Serinë A. Ish-numri tashmë 27 i Reds u nis sot nga aeroporti i Brukselit me një fluturim privat. Belgu mbërriti në Milano në orët e vona të pasdites dhe nesër në mëngjes do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore me Milanin.

Klasi i 1995-ës, pra, e lë Liverpool-in në transfertë të lirë pas gjashtë sezonesh (në mes edhe kllapa e huazimit me fanellën e Wolfsburgut) dhe është gati të bashkohet me skuadrën e Stefano Piolit. Ai do te nenshkruaje per 3 vite me opsion dhe nje tjeter me rroge 3.3 mln euro ne sezon.

Numrat e Origit me Liverpoolin – Në gjashtë sezone me Liverpool-in, Divock Origi ka grumbulluar 111 paraqitje dhe ka shënuar 28 gola në përgjithësi. Lojtari i rritur në të rinjtë e Genkut, largohet si legjendë nga Reds.

Mes shumë momenteve të rëndësishme të jetuara me fanellën e Liverpool-it, bie në sy goli në finalen e Champions League 2018/19 ndaj Tottenhamit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit