Mbi 10 milionë euro në sezon, Paqueta refuzon shifrën marramendëse

18 Dhjetor 2021
22:10
Denis Hakanaj
back button

Pas lamtumirës nga Milan, Lucas Pauqeta po shkëlqen në Francë, kur prej dy vitesh është një nga pikat më të forta të Lyon dhe të kombëtares braziliane, me të cilën i ka shkuar afër Copa America-s verën e kaluar.

Ish-mesfushori i Milan, falë paraqitjeve të tij, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane, mes të cilëve edhe Newcastle, siç ka shkruar Footmercato.

Megjithatë, duket se braziliani ka refuzuar bardhezinjtë, të cilët ishin të gatshëm t’i ofronin 850 mijë sterlina në javë (më shumë se 10 milionë euro në vit).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit