Mbi 100 milionë euro, United ka gati ofertën për yllin e rivalëve

9 Maj 2021
10:07
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka bërë gati një ofertë marramendëse për Harry Kane pasi ka mësuar se ky i fundit i ka kërkuar Tottenham-it që të dëgjojë ofertat që mund të vijnë për të.

Sipas The Sun, Djajtë e Kuq do të ofrojnë 90 milionë sterlina (rreth 103 milionë euro) për sulmuesin anglez.

27-vjeçari ka lënë të kuptohet pak kohë më parë se mund të largohet nga Spurs këtë verë nëse skuadra nuk do të ketë sukses.

Presidenti Levy kërkon dyfishin e shumë që mund të ofrojë United, por kriza ekonomike e krijuar nga pandemia e bën të pagesën e asaj shifre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit