Mbrëmje zhgënjyese për pretendentët, humbasin Lakers, Bucks e Clippers

3 Mars 2021
8:32
Telesport
back button

Skuadra e Lakers është mundur sot 114-104 nga Phoenix në fushën e saj, ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, vendosur në fund në favor të miqve, që ngjiten në vendin e dytë në Perëndim. Saric me 21 pikë ishte shënuesi më i mirë për Suns, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e LeBron James, që i vetëm nuk mund të bënte asgjë.

Humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u mund 128-97 nga Denver. Lojë e dobët e Bucks, me Giannis autor i 27 pikëve, ndërsa për Nuggets të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë. Ai që bëri diferencën ishte Nikola Jokic me një “triple double” (37 pikë, 10 rebound e 11 asist).

Mbrëmje zhgënjyese edhe për Clippers, që u mundën 117-112 nga Boston, duke mos përfituar nga humbjet e rivalëve. George realizoi 32 pikë, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Boston u dallua Walker me 25 pikë (38 pikë i realizuan lojtarët e stolit).

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Memphis, 111-125

Boston – Clippers, 117-112

Miami – Atlanta, 80-94

San Antonio – New York, 119-93

Milwaukee – Denver, 97-128

Lakers – Phoenix, 104-114

Lajme të tjera

Lajmet e fundit