Menjëherë pas fitores 1-0 të Spanjës ndaj Italisë, Mbreti Felipe IV hyri në dhomat e zhveshjes së kombëtares për të takuar Lamine Yamal dhe për t’i bërë vetëm një pyetje: ishte i mahnitur nga ndeshja e tij.
Sovrani i Spanjës iu afrua me habi të madhe dhe e pyeti: “Lamine, sa vjeç je?”.
Edhe ai, si gjithë të tjerët, u trondit nga fakti që u gjend përballë një djali të ri: talenti i tij dhe mbi të gjitha personaliteti që vendos në çdo ndeshje duket si ai i një veterani dhe duke parë fytyrën e tij të re, vështirë se mund ta besosh.
Shakaja shkaktoi të qeshura të mëdha në dhomat e zhveshjes së Furive të Kuqe, të cilët shijuan momentin e mrekullueshëm.
👑🗣️ Felipe VI (The King of Spain): “Lamine, how old are you!” 😂
— CentreGoals. (@centregoals) June 21, 2024