Mbrojtësi anglez Kyle Walker po merr në konsideratë një largim të mundshëm nga Premier League për t’u transferuar në Arabinë Saudite sezonin tjetër. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja angleze “The Sun”.
Walker, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Manchester City, duket se do t’i thotë lamtumirë klubit me të cilin luan që prej vitit 2017. Një ofertë e mirë nga Arabia duket se ka bindur lojtarin të largohet.
Mbrojtësi anglez, 33, thuhet se është “shumë i lumtur” në City tani, por është duke eksploruar opsione të mundshme për të ardhmen. Walker ka folur me ish-shokun e skuadrës Riyad Mahrez, për të luajtur së bashku te Al-Ahli.