Mbrojtësi i Bundesligës bën lëmsh Europën, e duan 4 klube gjigante!

23 Nëntor 2020
16:45
Eraldo Harlicaj
back button

Leipzig do të humbasë në verë mbrojtësin e qendrës Dayot Upamecano. Lojtari francez do të largohet nga ekipi gjerman, pasi mendon të bëjë hapin e madh në karrierë dhe interesi për të është i madh.

Bild shkruan se 22-vjeçari ka pas vetes disa nga “big”-ët e Europës, prandaj do të largohet. Bayern Munich, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United janë të gjithë në garë për lojtarin.

Upamecano është i tunduar nga pista angleze, por jo vetëm. Ai mund të preferojë dhe kalimin te kampionët e Gjermanisë duke qenë se e njeh kampionatin dhe Boateng është drejt largimit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit